Nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi mbahet manifestimi, “Ditët Përkujtimore të Masakrës së Reçakut”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi mbahet manifestimi, “Ditët Përkujtimore të Masakrës së Reçakut”

Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara në “Ditët Përkujtimore të Masakrës së Reçakut”, që sivjet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 9.00  kanë filluar homazhet në Kompleksin Memorial, në Reçak. Në orën 12.00, në sallën e Kulturës, në Shtime do të mbahet Akademi përkujtimore ku do të marrin pjesë krerët e lartë të institucioneve të Kosovës.

Dje në orën 11.00 ishte zbuluar shtatorja e mikut të Reçakut dhe krejt Kosovës, ish-ambasadorit amerikan, William Wolker. Në orën 12.00 në Qendrën e Kulturës, në Shtimes është shfaqur  filmi dokumentar, “Saga e Reçakut”.  Po dje në Lypjan është zbuluar busti i dëshmorit, Ismail Luma, dëshmori i parë, i rënë më 15 janar të vitit 1999 në mbrojtje të Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …