Një grup i nënave dhe grave të ushtarëve rus, i kanë bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin që të mos dërgoj ëdjemtë dhe burrat e tyre në luftë. Në një video të publikuar në kanalin e pavarur rus Telegram SOTA ato deklarojnë se se më të dashurit e tyre “u detyruan t’i bashkohen grupeve të sulmit” në fillim të marsit, pavarësisht se kishin marrë vetëm katër ditë trajnim që nga momenti i mobilizimit. “Të mobilizuarit (burrat) tanë dërgohen si qengja në thertore për të sulmuar zonat e fortifikuara – pesë nga pesë, kundër 100 armiqve të armatosur deri në dhëmbë. Ata janë gati t’i shërbejnë atdheut, por sipas specializimit për të cilin janë përgatitur. Ju lutemi, tërhiqni djemtë tanë nga linja e frontit dhe t’u jepni gjuajtësve artileri dhe municion” deklarojnë mes tjerash gratë në videon e publikuar në kanalin e pavarur rus Telegram SOTA.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …