Me nderime fetare, në praninë e një numri të madh të personaliteteve nga jeta fetare dhe kombëtare anë e mban trojve tona, në varrezat Kamnik të fsh. Hasanbeg në Shkup, iu dha lamtumira e fundit nënës së Harun Aliut – Komandant Kushtrimi.
Urime festa e pastrimit shpirtëror – Me fat Bajrami. Sot kjo nënë e jona dhe e juaja me të vërtetë ka festë, ngase kjo kremton provimin e dhënë në këtë jetë si nga aspekti fetar, ashtu edhe ai kombëtar.
Nëna Minevere Arif Aliu në shërbim të këtij populli solli në jetë 4 myderiza, hoxhallarë dhe hafizlerë. Është nëna e Myderiz Rafiz efendiut, Hoxhë dhe Komandant Harun Aliut, Kryeimam Mevludinit dhe vëllaut të vogël Hafidh Llokmanit.
Dje me përkulje dhe respekt para kortezhit të saj qëndruan një numër i madh i luftëtarëve të lirisë nga rradhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që ishin shokë të Kushtrimit, të cilët kërkuan hallallëkun e nënës Minevere për bukën e shtruar në sofrën e saj si dhe bekimin me uratat e bëra kur dilnim nga shtëpia – “Me Zotin para dhe ju prift e mbara”.
Përpos familjes, nuk munguan edhe shokët e të ndjerit Hafiz Rafiz efendiut, djalit të saj të madh i cili përpos dijetar i shkencave fetare ishte shembull i vlerave morale, njeri plot dinjitet, besnik me virtyte të larta njerëzore.
Kjo nënë e jona, kombit shqiptar ia lindi, rriti, edukoi dhe ia fali djalin më të mirë që kishim në radhët tona, themeluesin e UÇK-së, Komandantin e Zonës Operative nr.2 që ishte e tërë Ilirida, Komandantin e G2-shit për zbulim dhe kundërzbulim ushtarak i cili asnjëher nuk përgojoi ose përfoli edhe më të voglin ushtarë, njeriu që gëzonte gjithmon nder dhe respekt nga gjithë luftëtarët e Brigadave të UÇK-së, dëshmorin e këtij kombi Komandant Kushtrimin – Harun Aliu.
Jemi dhe mbetemi krenar që në ditët tona kishim një nënë, një zonjë, një bijë Sllupçani e rritur dhe edukuar me besim të plotë në Zotin e Madh, me vlera të larta morale, një grua bujare plot trimëri dhe guxim duke i shërbyer proceseve kombëtare bashkë me djemtë dhe shokët e tyre.
Në fund të ceremonisë mortore dhe në mesin e lutjeve të tjera për shpirtin e saj, ishte edhe lutja që në këtë ditë të Fit’r Bajramit, urimi i parë për të gëzuar festën, qoftë krahrori dhe përqafimi në kopshtet e xhenetit ku krahapur e presin dy djemtë e saj Myderiz Rafiz Efendiu dhe shehidi-heroi i kombit Harun Aliu.
“I përhershëm kujtimi për Ty nënë e jona. Lavdi jetës, përkushtimit dhe kontributit të dhënë në ruajtjen e vlerave fetare dhe atdhetare”.
Me respekt,
SHVL UÇK
Daim Hiseni