leoni

Nëna vetëushqyese nga Klina e Eperme e Skenderajt është vendosur në banesën sociale

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, e kanë vendosë në banesën sociale nënën vetë ushqyese nga Klina e Eperme e Skenderajt. Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna e Skenderajt, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka bërë mobilimin e banesës dhe familja në fjalë u vendos në banesën e socialit që ne kemi vënë në shfrytëzim afatgjatë, ka thënë kryetari Jashari. Kjo familje ashtu si shumë familje tjera do të jetë nën përkujdesjen e Qendres për Punë Sociale dhe do të përkrahet në vazhdimësi nga komuna e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …