Rashiq: Asnjëherë më parë nuk ka pasur ndarje kaq të madhe dhe urrejtje në mes të serbëve në Kosovë

Nenad Rashiq: Çdo proces i marrëveshjes për Asociacionin duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim,  në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se çdo proces i marrëveshjes duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, ai  tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të vendosur në cilat sfera mund të bashkëpunojnë. Ai thotë se statuti i Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë Lisat Serbe, partia e Vuciqit në Kosovë. Një prej shtyllave më të potencuara në një proces të marrëveshjes, është fakti se cila do marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.  Unë do të kisha bërë një propozim komplet të mbështetur në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Sipas meje, grupi menaxhues duhet të jetë grup teknik, të cilët në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e përcakton ku janë ato sfera me të cilat mund të bashkëpunohet. Mirëpo, një gjë të tillë nuk e kam parë që ka ndodhur”, deklaroi Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …