Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq ka porositur serbët e Kosovës që të mos frikësohen për ‘ndalesën’ e dinarit pasi, sipas tij, do të gjendet një zgjidhje. “Sa për qytetarët, që të mos kenë frikë, jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë, ndoshta duke i bërë pagesat përmes Bankës Qendrore të Kosovës, të cilat automatikisht do të konvertohen, në euro, në momentin që kryhen pagesat dhe me këtë ndoshta thjesht do të kursejnë me provizionet në këmbimore”, shtoi Rashiq në një intervistë për RTK në gjuhën serbe. Ministri Rashiq ka thënë se ka qenë në dijeni qysh para një viti se kjo situatë do të ndodhë. “Ekziston një propozim tjetër dhe ai është licencimi i një kompanie tjetër që mund të punojë aktualisht me dinarë. Atëherë edhe kjo mund të jetë zgjidhje, por për momentin në fakt nuk është e mundur sepse nuk ka kompani të licencuar që të punojë me dinarë”.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …