Projekt-statuti për Asociacionin, i cili u soll në Kosovë dhe në Serbi nga “Pesëshja Perëndimore”, nuk është ende i njohur për publikun, mbase as për disa anëtarë të Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, së fundmi në media është shfaqur një version jozyrtar prej 45 pikash. Ky institucion, sido që të quhet, asociacion ose vetëqeverisje, do të lidhet dukshëm me punën e kryeministrit, ka thënë, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, duke sqaruar se ende nuk e ka parë versioni origjinal. Me themelimin e Asociacionit do të shuhen institucionet e Republikës së Serbisë, ka thënë Nenad Rashiqi. Projekt-statuti për Asociacionin, i cili kohëve të fundit u publikua nga Burim Ramadani, ish-drejtor i Agjencisë të Inteligjencës së Kosovës, duhet të sigurojë një kornizë vetëqeverisëse për serbët brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale, sipas ligjeve të Kosovës, kryesisht në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale, financim, donacione e të ngjashme.
