Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste më 29 qershor. Rashiq votoi kundër një vendimi të tillë. Ai thotë se vendimi është votuar nën pikën “Të ndryshme”, pra nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues për të ditur më shumë për të. Andaj, Rashiq beson se ky vendim ka qenë i nxituar, dhe shpreson se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës, të cilët, siç shprehet ai, largohen çdo ditë “për shkak të pasigurisë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, që veprojnë në veri, the se ato paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …