Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim për Kosovën, që rrjedhë nga marrëveshjet e arritur në Bruksel me Serbinë, andaj drafti për krijimin e tij do të dërgohet për interpretime në Gjykatën Kushtetuese pas zgjedhjeve. Draft-statuti për Asociacionin gjithqysh shkon në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Para zgjedhjeve në Ballkan krejt ndalet në veçanti janë do veprime strategjike. Prandaj do të presim deri në fund të procesit zgjedhor dhe pastaj pres për vitin e ardhshme të ketë intensitet të punës për dërgimin e draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Rashiq tha se fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale dhe Kosova duhet të punojë në zbatimin e obligimeve që ka marrë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …