Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë-Kurti, Nenad Rashiq, është i gatshëm të marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, por vetëm nëse është e nevojshme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai deklaroi se “është mosmirënjohje të marrësh përgjegjësi” dhe të përfshihesh në procese në të cilat ai personalisht nuk ka marrë pjesë në dhjetë vitet e fundit – që janë rezultat i bisedimeve të Brukselit. Idenë që Nenad Rashiq të marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, në fund të vitit të kaluar e kishte hedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se mund të shkruaj një draft modern evropian të statutit në vitin 2024. “Nëse dikush do të më pyeste, ndoshta do të thosha – do të doja të mos isha atje, por si ministër, si person përgjegjës, ndoshta duhet të marrësh përgjegjësi dhe nëse kjo ndodh në kuptimin praktik dhe se duhet të punohet vërtet në të, unë para së gjithash do të më duhet të kisha një numër ekspertësh të caktuar, tha Rashiq për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …