Nënat e të pagjeturve dhe të zhdukurve nga lufta kërkojnë që të jenë pjesë e delegacionit në bisedimet me Serbinë

Nënat e të pagjeturve dhe të zhdukurve nga lufta kërkojnë që të jenë pjesë e delegacionit në bisedimet me Serbinë

Shoqata “Thirrjet e nënave” ka reaguar rreth temës për personat e zhdukur, të cilët 21 vjet pas luftës, kanë mbetur ende të varrosur nëpër varreza masive në Serbi. Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova në një konferencë për media, ka thënë se ka ardhur të kërkojë drejtësi, ndërsa ka kërkuar që në delegacionin e bisedimeve me Serbinë, të jetë edhe njëra nga këto nëna. Ajo ka përmendur edhe deklaratën e Daçiqit, ka kërkuar që të mos mbyllen “bisedimet me Serbinë pa kthimin e trupave të personave të pagjetur”. Sipas saj, kjo çështje duhet të jetë prioritet i shtetit të Kosovës dhe jo vetëm i familjarëve të të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …