Nënë Tereza është dhurata më e mirë dhe më e çmueshme që kombi ynë i dhuroi njerëzimit

Kombi ynë përjetoi një nga momentet më të rëndësishme dhe më të veçanta në historinë e tij. Në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, nga Papa Françesku, u bë shenjtërim i bijës më të çmueshme të popullit shqiptar dhe të universit botëror, Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës.

Kjo ditë e madhërishme, bëri që përmes emrit dhe veprës së kësaj shenjtore shqiptare, Globi të di dhe ta njoh kombin shqiptar, si një komb, i cili gjithherë në rrugëtimin e vet historik, jo për veten e tij, mirëpo botës dhe njerëzimit përgjithësisht i ka dhuruar vlera të mirëfillta dhe universale.

Kjo bijë e kombit tonë, me veprën e Saj të pavdekshme, me vullnetin e Saj të pafundshëm, me dashurinë e Saj të pakufishme, ka dëshmuar vlerat gjeniale universale, sa shqiptare dhe botërore, sa tokësore dhe qiellore.

Nënë Tereza është drita e qiriut, e atij qiriu naimian, që ju bëri dritë të tjerëve për t’u fikur vetë.

Nënë Tereza është dhurata më e vyer që Kombi Shqiptar ia fali Njerëzimit. Kombi shqiptar ndjehet krenare me këtë bijë të saj, që nga sot pranoi epitetin e Shenjtëreshës, vlerësimi më sublim në botën e kanunizimit.

Për vlerat e bijës dhe shenjtores sonë, Nënës Terezë, mund të shkruhet dhe te flitet pa fund. Pra, për këtë shëmbëlltyrë të ndritur asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha. Megjithatë, ne shqiptarët mund të krenohemi për faktin se njerëzimit i dhamë edhe këtë vlerë të shquar, këtë Shenjtore Nënë, këtë Shenjtore Qiellore.

Prandaj, lirisht mund të konstatojmë se me aktin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ky akt është dëshmia më autentike te vlerave të Nënë Terezës, prandaj kombi ynë i është përgjithmonë mirënjohës krejt çfarë bëri për ne dhe njerëzimin përgjithësisht, thuhet në një prononcim të kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota me rastin e shenjtërimit të nën Terezës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …