Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti
dhe Aida Dërguti po marrin pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është
takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia,
Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve janë
zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës me temë ‘Situata në Kosovë
dhe roli i Këshillit të Evropës’ me raportues Agustin Conde. Duke pas parasysh
që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në këtë institucion, delegacioni
ynë ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqet amandamentet
të cilat synojnë të shfuqizojnë amandamentet e Serbisë. Amandamentet do të
propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë. Ndërsa
delegacionet tjera kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në çdo hap të
zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti
që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …