Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdu, në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se bisedimet mes koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur një progres të caktuar dhe se beson që do të arrihet një koalicion mes tyre. “Lidhur me bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur disa takime kanë qenë në nivel programor, është arritur një progres i caktuar. Shpresoj që do të bëhet, do të realizohet një koalicion mes dy partive dhe me dështimin e koalicionit PAN që ta themelojë qeverinë, atëherë të bartet timoni tek koalicioni i gjerë që do të përfshijë koalicionin tonë dhe Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai. Sejdiu përsëriti edhe njëherë se koalicioni në të cilin ai bën pjesë nuk do të votojë qeverinë e formuar nga PAN. Përveç kësaj ai tha se po presin që koalicioni fitues të propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe më pas do të vendosin nëse do ta votojnë apo jo. Mirëpo ai pret që kushdo që propozohet të jetë fytyrë unifikuese e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …