Pas arritjes mbrëmë, në Prishtinë të nënkryetari amerikan, Xho Bajden, sot para dite ai to të takohet dhe do të bisedojë me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Isa Mustafa. Pas takimeve do të mbahet një konferencë për medie. Ndërkohë bashkëshortja e tij, zonja Xhill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin serb, Teodosije. Në orët e pasdites, bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin, Jozef R. “Beau” Biden, III të rrugës nacionale: Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje do të mbajë emrin e djalit të ndjerë të nënkryetarit amerikan. Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënkryetari, Joe Biden, kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …