Nënkryetari Berisha Priti në Takim Drejtorin Regjional të Policisë së Gjakovës me bashkëpunëtorë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur, Drejtorin e Policisë Regjionale të Gjakovës, si dhe shefin e operatives të regjionit, Gëzim Zogaj në bashkëshoqërim  të Komandantit të stacionit policor në Malishevë, Halil Morina. Në këtë takim, Berisha u shprehi mirëseardhje Drejtorit policor të regjionit të Gjakovës me bashkëpunëtor dhe i njoftoi me zhvillimet e reja komunale si dhe për strukturimin  sa më të shpjet edhe të organeve tjera komunale, pasi ditë më pare është zgjedhur Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina. Në vazhdim të takimit, Drejtori i policisë regjionale të Gjakovës,  Ahmet Hasi tha se. “Do të vazhdojmë bashkëpunimin për të tashmen dhe të ardhmen me strukturat udhëheqëse të Komunës së Malishevës, në shumë rrafshe e me specifikacion të veçantë në fushën e sigurisë, përmes shumë aktiviteteve, ku do t’i bashkërendojmë aktivitetet me institucionet, komunale, të stacionit policor në Malishevë, institucioneve shkollore dhe të komunitetit qytetarë, që tu ofrojmë ligjërata në vetëdijesimin e luftimit të fenomeneve negative me të cilat po përballet e mund të përballet në të ardhmen shoqëria jonë”. Për këtë bashkëpunim, shprehi mbështetjen e plotë të organeve komunale, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe në bashkërendim të aktiviteteve për të ardhmen e afërme me gjithë institucionet lokale duke përfshirë ato: Shkollore, shëndetësore, të sigurisë lokale etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …