Nënkryetari Cacaj, ka pritur në takim kick- boksierin Deçanas Shpejtim Ahmetaj

Nënkryetari i komunës së Deçanit Sami Cacaj, ka pritur në takim  kick-boksierin  Deçanas me famë botërore, Shpetim Ahmetaj. Në këtë takim nënkryetari Cacaj, ka përgëzuar sportistin Shpejtim Ahmetaj, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, i cili ka arritur të bëhet kampion i botës në Kick Box, në kategorinë Wako dhe Wku si dhe emërimin e tij në postin e kryetarit të Federatës së Muay Thai të Kosovës. Duke shtuar se sporti është ambasador i një shteti e këtë e keni dëshmuar më së miri edhe ju me të arriturat tua deri më tani tha Cacaj. Gjatë këtij takimi kick- boksierin Deçanas Shpejtim Ahmetaj e njoftoi nënkryetarin Cacaj, lidhur me aktivitetet e klubit Muay Thai në Deçan, ku shumë të rinj tashmë janë të interesuar që të bëhen  pjesë e këtij klubi, duke iu shmangur kështu mundësive që këta të rinj tu ekspozohen dukurive negative, por fokusi i tyre të mbetet gjithmonë në arritjen e sukseseve në sporte duke e ditur së Deçani ka një rini të pastër. Ahmetaj kërkoi mbështetje nga nënkryetari Cacaj, që talentët e këtij klubi ti kryejnë stërvitjet në një ambient i cili i plotëson kushtet për zhvillimin e këtij sporti në Deçan. Me këtë rast, nënkryetari Cacaj premtoi se komuna  e Deçanit do të marr parasysh kërkesën e klubit Muay Thai  dhe do të ju ofroi mbështetje, duke shtuar se ne si komunë, kemi mbështetur në përgjithësi sportin në  Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …