Nënkryetari Fadil Nura ka ndarë mirënjohje për shoqatën humanitare Diaspora

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka takuar përfaqësuesit e shoqatës humanitare Diaspora. Nura i ka falënderuar aktivistët e shoqatës për ndihmën që i kanë dhënë Alban Beqirit për shërim.

“Në emër të familjes Beqiri dhe qytetarëve të Skenderajt e falënderoi shoqatën humanitare Diaspora dhe të gjithë donatorët humanë për ndihmën e dhënë në shërimin e Albanit. Aksioni dëshmoi se njerëzit bamirës nga diaspora janë të gatshëm për të kontribuar në shërimin e një të riu”, tha z.Nura.

Ai i informoi mysafirët se edhe Komuna e Skenderaj ka ndarë një fond prej 5 mijë eurosh në ndihmë Albanit. Kadri Dogani, përfaqësues i shoqatës Diaspora e falënderoi z. Nura për pritjen dhe e informoi me punën që është bërë në grumbullimin e parave për ta ndihmuar Albanin. Në fund të takimit nënkryetari Fadil Nura ndau mirënjohje për shoqatë Diaspora në shenjë falënderimi për ndihmën në shërimin e Alban Beqirit i cili vuan nga leukemia akute dhe po trajtohet në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …