leoni

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e presidentit. Sikur zonja Osmani të kish qenë presidente në detyrë kish pas logjikë me dhënë dekorata për shkak se s’kish pas drejt me garuar”, tha Gjini. “Unë po e marr abuzimin më të voglin. Ligji ia lejon, por nëse dikush flet me plot gojën për parime, demokraci, drejtësi, çiltërsi, sinqeritet, atëherë Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidentit dhe si garuese në zgjedhje ka qenë dashtë me e ruajt zyrën e presidentit”, shtoi ai. “Nëse dikush që garon prej asaj zyre dhe Kushtetuta e ka vesh me atë pushtet e në të njëjtën kohë shpërndanë dekorata, bën deklarata linçuese, dënuese, ose qortuese edhe qorton dikush që është duke marrë pjesë në garë atëherë është abuzim me zyrën e presidentit’, theksoi ai. “Nëse zonja Osmani në këtë fazë kaq të hershme abuzon kështu, unë kam frikë që ka me abuzuar shumë për shkak se po supozoj se zonja Vjosa Osmani e di çka po bën”, ka thënë Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …