Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim pune, Komandantin e Këshillit Turk në Kosovë të KFOR-it

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim pune, Komandantin e Këshillit Turk në Kosovë të KFOR-it, Kolonel, Savaş Yanar me bashkëpunëtorë, njëherit, Komandantin e Njësisë së Bashkëpunimit Civilo –Ushtark,(SAI), nënkolonelin, Behlül Bulut, Dr. Mehmet Ülker, drejtor i Institutit Junus Emre në Kosovë, Hüseyin Güngör -Koordinator për arsim dhe lektorim si dhe Filiz Pasoma Muzaqi-sekretare e Institutit. Nënkryetari Berisha “Njoftoi palët përfaqësuese me zhvillimet në Komunën e Malishevës, që nga përpjekjet për çlirim dhe liri, pas luftës çlirimtare e tash në investimet kapitale, si në infrastrukturën rrugore, kanalizime, ujësjellës, ndërtimin e shkollave, institucionet shëndetësore, në zhvillim të bujqësisë, mjedisit, investim në kapacitet njerëzore, të rinia dhe studentët, në kulturë dhe sport, ku vazhdoi të njoftoi edhe për bashkëpunime me organizatat e institucionet ndërkombëtare, ku do veçuar, bashkëpunimin me komunat Turke, në shumë sektorë që kanë shprehur gatishmërinë për investime e sidomos, në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, mirëpo pas shfaqjes së pandemisë së COVID-19, sikur kanë ngecur së realizuar disa nga projektet për këtë vit, por ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen me qëllimin e vetëm krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarëve tanë”, përfundoi Berisha. Nga pala tjetër, Komandantin i Këshillit Turk në Kosovë të KFOR-it, Kolonel, Savaş Yanar, tha:” Jam i lumtur dhe ndihem i përgjegjshëm, unë dhe bashkëpunëtoret e m’i, që sot jemi në komunën tuaj, jemi për ta thelluar bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, por edhe në sektorë të tjerë e sidomos, sot kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19 duhet të bashkohemi edhe më shumë, ne jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë me projekte të cilat rrisin mirëqenien socio- ekonomike të qytetarëve”. E në vazhdim dhanë kontributin e tyre edhe Komandanti i Njësisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (SAI), Nënkoloneli Behlül Bulut, Dr. Mehmet Ülker – drejtor i Institutit Junus Emre në Kosovë, Hüseyin Güngör -Koordinator për arsim dhe lektor, Filiz Pasoma Muzaqi-sekretare e Institutit, ku konkretisht theksuan, se janë të gatshëm të investojnë në sektorin e tekstilit. Në këtë takim ishte, Nazmi Zogaj, drejtor në Qendrën e Kompetencës në Malishevë, dhe udhëheqësi i Bashkësia Islame të Malishevës, Sead Paçarizi, ku falënderuan për bashkëpunim dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e këtij përfaqësimi institucional. Në fund të takimit, u ftuan udhëheqësit komunal, që ta realizojnë një vizitë pune të KFOR-i Turk.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …