Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka deklaruar se Vetëm Amerika mund të zgjidhë problemin e Urës së Ibrit

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit nuk mund të ndodhë pa mbështetjen dhe koordinimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo shqiptar dëshiron një Mitrovicë pa tensione dhe probleme, por për të arritur këtë, është e domosdoshme të punojmë në harmoni me aleatët perëndimorë. Pa amerikanët, hapja e Urës as që bëhet fjalë. Secili shqiptar e do një Kosovë të bashkuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë e saj. Problemi i Urës është politik dhe për ta kaluar këtë pengesë, vetëm Amerika mund të ofrojë zgjidhjen e duhur, tha Lushtaku. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në këtë çështje, duke bërë thirrje për më shumë dialog me serbët vendorë dhe për një qasje të përbashkët me bashkësinë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …