Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me veprimet e tij, kryeministri Kurti po e rrezikon demokracinë. Demokracia rrezikohet prej një fenomeni. Në fillet e saj, tema kryesore ka qenë se a mund të ketë demagogë, që në situata të caktuara mund ta udhëheqin vendin në një formë të tillë dhe e humbë karakterin e mirëfilltë. Pra tema kryesore ka qenë që a mundën demagogët që në një situatë të shërbejnë si model i demokratit dhe demokracia t’i humb parametrat që ka”, ka thënë Hoxhaj. I pyetur a është Kurti një demagog Hoxhaj tha se këtë ia ka thënë atij edhe në Kuvend kryeministrit të Kosovës. “Dhe tash në një kohë të tillë i besojnë dikujt që është demagog që përhap gënjeshtar të mesme që njerëzit janë të prirur t’i besojnë. Këtë i kam thënë edhe në të kaluarën edhe në Kuvend”, ka thënë Hoxhaj
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …