Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës është dështim klasik

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se politika e jashtme e Kosovës gjatë Qeverisë Kurti, është dështim klasik. Ai ka shtuar më tutje se mungesa e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, si dhe bllokimin e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, janë treguar të këtij dështimi. ”Ajo çka më bëri përshtypje ishte fjalimi juaj ku ju merreshit gjatë me luftën hibride. Pajtohem me ju që Serbia dhe Rusia bëjnë luftë hibride kundër Kosovës. Por, në të njëjtën kohë më duhet me thanë që luftë hibride brenda Kosovës ka filluar me JU. Kur ju e keni kundërshtu procesin e Ahtisaarit që solli pavarësimin e Kosovës. Kur nuk e keni njohur shtetin e Kosovës. Kur nuk i keni njohur simbolet e Kosovës. Kur ju keni hedh gaz në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha këto kanë qenë forma të luftës hibride. Politika e jashtme nuk matet me fjalime të mëdha ideologjike as me përralla doktrinale, por matet me rezultate konkrete dhe ju nuk e keni asnjë rezultat për 4 vjet të qeverisjes tuaj!” ka konstatuar mes tjerash, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj,  theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …