Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë vizituar në Hagë krerët e UÇK-së. Enver në një postim të tij ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, i pamë të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Ata janë të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së. “, ka shkruar Hoxhaj i cili shkrimi ia ka bashkuar edhe fotografinë bashkë me Veliajn pranë qendrës së paraburgimit ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së.
