Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për politikën e jashtme të në M vendit gjatë mandatit të qeverisë Kurti. Sipas tij, kjo qeveri nuk është se ka pasur ndonjë përparim. Ai ka numëruar prioritetet e politikës së jashtme, duke numëruar edhe dështimet e qeverisë. Hoxhaj thotë se gjatë mandatit të plotë të qeverisë Kurti nuk është sjell asnjë njohje e re, përkundër se është prioriteti i parë i vendit. “Politika e jashtme e Kosovës ka prioritete konkrete të cilat determinohen nga realiteti politik që ka Kosova. Së pari prioritet është njohja, dhe këtu Qeveria Kurti nuk e ka pasur asnjë rezultat të vetëm, pasi për pesë vite asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën, Për të prioritet i dytë do të ishte anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por edhe këtu ka dështuar Qeveria aktuale. Hoxhaj, prioritet të tretë të diplomacisë kosovare e konsideron politikën rajonale të Kosovës, dhe edhe për këtë sipas tij Kosova ka dështuar e madje sipas tij, me ndihmën e Kurtit erdhën në pushtet forcat pro-serbe në pushtet si në Maqedoninë Veriore ashtu edheal të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …