Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj priti në takim delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i cili po qëndron në vizitë në Republikën e Kosovës në kuadër të Grupit të Miqësisë Austri Kosovë. Delegacioni nga Parlamenti i Austrisë ishte në përbërje prej znj. Carmen Jeitler – Cincelli – kryetare e Grupit të Miqësisë, z. Andreas Minnich, znj. Petra Wimmer, z. Markus Leinfellner, znj. Nikolaus Scheraka – anëtarë, Lukas Mussi – nënkryetar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Parlamentin e Austrisë, Matthias Urrisk – këshilltar i kryetares së Grupit të Miqësisë. Fillimisht nënkryetari Hoxhaj e vlerësoi si shumë pozitive këtë vizitë Grupit të Miqësisë nga Austria e cila po realizohet në kohën e duhur, kur Kosova ka nevojë për Austrinë mike. Znj. Carmen Jeitler-Cincelli gjithashtu shprehu mirënjohje për programin interesant të organizuar për delegacionin ku përfshihen edhe takimet me Kryeministrin e Presidenten. Nënkryetari Hoxhaj falënderoi Austrinë për gjithë mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës para dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …