Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet nisën Ballkani i Hapur

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Partia Demokratike e Kosovës e mbështet nisën Ballkani i Hapur. “Frika në Kosovë për Ballkanin e Hapur është që mund të izolojë Kosovën. Ose duhet të shtyjmë dialogun me një shpejtësi të madhe dhe në 2022-shin të mbyllet dhe tema të jetë njohja e ndërsjellë ose duhet të themi po bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Kurti i tha jo Ballkanit të Hapur, jo procesit të Berlinit, jo dialogut Kosovë-Serbi edhe frika ime është se mund të krijohet një rajon ku mund të jenë dy shpejtësi, Serbi- Shqipëri- Maqedoni, Bosnja e Kosova, ndërsa malazezët nuk e mbështesin se mendojnë se nuk duhet të riintegrohemi me këto vende. Kosova ka mbetur e bllokuar për shkak të viteve të korrigjimit të kufirit, manipulimit të opinionit publik. Ne duhet të shkojmë në negociata, koordinim të ngushtë me amerikanët dhe të mos hyjmë në një debat. Hoxha thotë se Albin Kurti ka pasur aftësi të veçantë për të manipuluar popullin me temën e dialogut. Unë e di se për çfarë qëndron PDK, partnerët tanë amerikanë. Duhet vullnet unitet, koordinim brenda në Kosovë, me Tiranën”, tha Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …