Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heroit, Luan Haradinaj, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kujtuar në këtë përvjetor Luanin, për të cilin ka thënë se ishte vërtetë luan i UÇK-së. Luan Haradinaj meriton të nderohet dhe të respektohet përjetësisht nga kombi shqiptar. “Sot, bëhen 21 vjet nga rënia e njërit nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Ai ra në krye të detyrës për të ndihmuar grupin për të hyrë në Kosovë. Por, fitoi pavdekësinë. Luanin e kisha më shumë se sa vëlla. Ai ishte vërtetë luan i UÇK-së. Ishte ndër të rrallët i përgatitur për të vepruar në Kosovë dhe në Shqipëri. Për të gjitha detyrat e ngarkuara, Luani asnjëherë nuk tha: “jo, nuk mundëm”. Ishte i përpiktë dhe jo rrahagjoksë. Luani meriton të nderohet dhe të respektohet përjetësisht nga kombi shqiptar”, ka shkruar Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …