Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, konsideron se kryeministri, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë hyrë në rrugë pa kthim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri konsideron  se kryeministri. Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë hyrë në zalle të gjallë deri në fyt,  me Marrëveshjen e Ohrit. Ai tha se është  e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregojë se pse e ka futur vendin në masa të kufizimit nga Bashkimi Evropian, pasi tashmë është fuqizuar edhe pakoja e dytë e sanksioneve dhe do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.  Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e saj. Ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë. Është manipuluese  të flasësh për lehtësimin nga pakoja e parë,  kur nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për me i përmbushë obligimet që i ka ndaj marrëveshjes së tij të Ohrit që e ka realizuar me ndërmjetësit ndërkombëtarë. Marrëveshja Kurti – Vuçiq është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë, ka saktësuar Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …