Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka akuzuar Qeverinë aktuale për disa vendime të marra në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”. Ai në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se qeveria poashtu nuk ka zbatuar disa vendime të Gjykatës Kushtetuese. “Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikëbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …