Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër kundër politikave të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj politikave të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, duke paralajmëruar për izolimin e Kosovës nga miqtë dhe fqinjët, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e NATO-s. Në një postim në Facebook, Haziri ka theksuar se veprimet populliste të qeverisë po i japin avantazh Serbisë, e cila po përpiqet të shfrytëzojë dështimet e Kosovës për të gjetur solidaritet në arenën ndërkombëtare. Serbia nuk ka më fuqi të kërcënojë Kosovën, pasi mandati ushtarak për mbrojtjen e saj i takon NATO-s dhe KFOR-it. Haziri gjithashtu theksoi se Vuçiq vazhdon të ndjekë një politikë kushtëzimesh që ka zgjatur për dekada, por që nuk mund të ketë sukses përballë realitetit të Kosovës së pavarur dhe të mbrojtur nga partnerët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …