Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mendon se do të ketë sanksione të reja për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mendon  se do të ketë sanksione të reja për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se paralajmërimet amerikane për ndëshkime të reja do të ndodhin. Sipas tij, amerikanët nuk flasin pa menduar për këtë çështje. Nuk besoj që e dënojnë kolektivisht popullin e Kosovës. Kanë thënë që kemi probleme me liderë të caktuar, që e kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Atë që e thonë amerikanët, e mbajnë fjalën. Në Ballkan gjuha flet para mendjes, ndërsa atje mendohet shumë dhe kur flitet nuk ka kthim prapa. Lutfi Haziri konsideron se me veprimet e njëanshme në veri, Kosova ka shkaktuar shumë kokëçarje te  aleatët.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …