Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka vënë kushte për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, në rast se shpallet mbajtja e tyre. Ai ka theksuar për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën serbe, se “pa plotësuar kushtet që na i kanë vënë qytetarët, nuk mund të diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”. Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka theksuar më tutje se së pari duhet të ndodhë depërshkallëzimi e pastaj flasim për zgjedhje. “Kjo është diçka që po ju kërkojnë partnerët tuaj, SHBA-ja, BE-ja, njerëzit me të cilët biseduat gjithashtu e mbështesin atë” ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …