Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u ka uruar fëmijëve këtë ditë, duke bërë thirrje për një përkushtim më të mirë për ta. “Në emër të Komunës së Prishtinës dhe si prind dua që këtë ditë t’ua uroj fëmijëve të të gjitha moshave. Nga ju prindër dhe institucione relevante kërkoj që bashkërisht të sensibilizohemi dhe t’u kushtojmë vëmendje maksimale fëmijëve tonë, jo vetëm në shënimin e kësaj dite por mbi të gjitha t’i themi jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, e t’i themi po respektimit të të drejtave të tyre në të gjitha sferat arsimore dhe edukative. Të punojmë së bashku për një të ardhme të shëndoshë të shoqërisë sonë, të përkushtohemi sot e çdo ditë në frymëzimin e fëmijëve tonë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli. Ai ka shkruar se e vetmja protestë dhe ngritje e zërit për të drejtat e fëmijëve sot, nuk mund të bëhet ndryshe përpos me lojëra festive. “Gëzuar dita juaj, Dita Ndërkombëtare e fëmijëve 1 Qershori”, ka uruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …