Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka folur për mundësinë që greva në arsim të ndërpritet. Ai tha se nëse Qeveria nuk tërhiqet, do të konsultohet anëtarësia për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë. Sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme të bëjë asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me anëtarësinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë anëtarësia ne do të jemi zëri i tyre, por gjasat nuk janë të pamundura. Edhe vetë anëtarësia ta shohë dhe do të bindet se nuk ka zgjidhje të vendos vetë. Deri tani palët kanë mbetur të palëkundur në qëndrimet e tyre, pavarësisht disa takimeve të zhvilluar ndërmjet tyre. Ymer Ymeri konfirmoi se nuk ka pasur asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit, gjatë kësaj fundjave.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …