Termet

Nënkryetari i Turqisë, Fuat Oktay, tha se të paktën 29 mijë 6o5 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që tronditën vendin

Të paktën 29.605 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore këtë javë, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu. Më shumë se 233 mijë  pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit po punojnë aktualisht në terren.  AFAD bën të ditur se rreth 148 mijë  njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani. Nënkryetari i Turqisë, Fuat Oktay tha se 32.071 ekipe të kërkim-shpëtimit vazhdojnë të punojnë. Ai shtoi se në dhjetë provincat e prekura nga tërmetet në juglindje, nga prokuroritë janë krijuar Departamente të Hetimit të Krimeve të Tërmetit, me udhëzim të Ministrisë së Drejtësisë. Oktaj vuri në dukje se është përcaktuar përgjegjësia e 131 të dyshuarve në ndërtesa të shembura nga tërmetet, prej të cilëve një është arrestuar dhe urdhra arresti janë lëshuar për 113 të tjerë. Më herët, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se 80 mijë 278 njerëz janë lënduar nga tërmetet. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, u ndien të hënën nga 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …