Nënkryetari Kamberi priti përfaqësuesen e UN- HABITAT-it

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësionr, Sami Zeka, kanë pritur zyrtaren e lartë të UN-HABITAT-it në Kosovë, Gwendoline Menetrier, me bashkëpunëtorë, me ç’rast u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të posaçëm  në vazhdimin e Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP).

Zonja Menetrier, fillimisht i dorëzoi nënkryetarit Kamberi një memorandum mirëkuptimi, ku janë përfshi detyrat dhe përgjegjësitë e të dyja palëve, pastaj foli për projekte të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, duke përfshi këtu edhe Mitrovicën, të cilat i ka realizua UN-HABITAT-i me komunat përkatëse për t’i bërë qytetet më të mira.

Në vazhdim zonja Menetrier i njoftoi drejtuesit komunal me hartimin  final te Draftit për bashkëpunim në mes të qytetit të Mitrovicës dhe të Barcelonës sa i përket menaxhimit të tregut, në mënyrë që të gjithë shitësve  ne rrugë  t’u garantohen hapësirat e nevojshme sipas një plani të mirë urbanistikë.

Ajo e prezantoi edhe zyrtaren e UN-HABITAT-it, Klodeta Krasniqi, e cila tani e tutje do të jetë e angazhuar për mbështetje të komunës së Mitrovicës në këtë fushë.

Nënkryetari Kamberi, pasi falënderoi UN-HABITAT-in, për mbështetje që i ka dhënë deri tash Mitrovicës, duke realizuar disa projekte konkrete, tha se  komuna jonë është e gatshëm për intensifikimin e bashkëpunimit, pasi që kjo është në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj. Ndërsa lidhur me Draft planin, nënkryetari Kamberi ka thënë se çdo draft fillimisht kalon në zyrën ligjore të komunës, të cilët bëjnë shqyrtimin e tij në mënyrë që vendimet e komunës të mos bien ndeshë me ligjet e Kosovës, që janë aktualisht në fuqi.  Ai tha se do i mbështesë të gjitha projektet që UN-HABITAT-i i realizon në Mitrovicë, por edhe aktivitetet tjera që ajo i zhvillon në interes të rajonit të Mitrovicës.

Edhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, ka falënderuar zonjën Menetrier, për angazhimin e saj  në fushën e planifikimit hapësinor dhe në mbështetjen e saj ndaj Komunës së Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …