Nënkryetari Kamberi takoi Shemsi Brahimi babain e dytë për fëmijët refugjat në Suedi

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Safet Kamberi,  priti sot në një takim bashkatdhetarin Shemsi Brahimi, i cili jeton në Suedi.

Brahimi, vjen  nga fshati  Kçiç, i cili në vitin 1997 udhëtoi drejt Suedisë.

Ai theksoj se që atëherë   po e ushtron profesionin që e do më së shumti si  Trajner.

Shemsi Brahimi,i cili po ua mëson sportin më të popullarizuar në botë, futbollin, shumë   fëmijëve në Suedi, thotë se ndihet i privilegjuar që e ushtron këtë aktivitet, ku njëkohësisht  këtë punë e kryen për mrekulli duke i stërvitur ata nga të gjitha nacionalitet.

Ai po ashtu theksoj se të gjithë fëmijët e ndjejnë veten shumë mirë në atë  kamp ku ai vepron, duke i sugjeruar ata që  vazhdimisht ta donë dhe ta respektojnë njëri tjetrin pa marrë parasysh nacionalitetit të tyre.

Nënkryetari Kamberi e përgëzoj Brahimin për punën që është duke e bërë në vazhdimësi ku citoj se për këtë  fakt ne Mitrovicasit duhet të ndihemi krenar që kemi përfaqësues të tillë.

Kamberi po ashtu falënderoj Trajnerin Brahimi për vizitën e tij, ku njëkohësisht uroj atë për  çmimet të cilat i kishte fituar  ditë më parë  si “Humanisti më i madhe për ti ndihmuar të tjerët”  si dhe çmim tjetrin  “Engjëlli i Fatit” i cili çmim ju kishte ndarë nga shtetit i Suedisë.

Vlen të theksohet se puna e trajnerit shqiptarë po përkrahet shumë nga autoritet e Kalmarit dhe kreu i këtij Kantoni , ku sipas Brahimit ky sport po e ulë shkallën e huliganizmit te adoleshentet duke u dhënë atyre një kulturë të mirëfilltë sportive në vendin ku jetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …