Qendra e Gruas Prehja ka organizuar një tryezë bashkëbisedimi në lidhje me raportin 5 mujor të kësaj organizate mbi monitorimin e punës së Qeverisë komunale dhe Kuvendit komunal të Skenderajt.
Më këtë rast Nënkryetari Nura shprehu gatishmërinë e Komunës së Skenderajt për bashkëpunim me OJQ-të dhe kërkoi raportim të drejtë dhe korrekt nga ana e tyre gjatë monitorimit. Ai theksoi se komuna e Skenderajt çdo ditë po avancon në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Z. Nura përmendi edhe ndihmën e herë pas hershme që Komuna u ka dhënë OJQ-ve lokale.
Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ka puna e Kuvendit si institucion vendimmarrës dhe monitorimi që i bëhet punës së tij.
Milazim Mustafa udhëheqës i projektit saktësoi se raporti i publikuar përfshinë periudhë 5 mujore dhe prek disa fusha të veprimtarisë së institucioneve lokale.
Në këtë tryezë morën pjesë OJQ, këshilltarë komunalë nga pozita dhe opozita dhe përfaqësues të mediave lokale.