leoni

Nënkryetari Krasniqi priti nxënësit e SHFMU-së” Ibrahim Mazreku”

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, priti nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ”Ibrahim Mazreku”, ku i njoftoi me punën e institucioneve komunale, që nga kryetari i komunës, drejtoritë, sektorët dhe Kuvendi Komunal, për vendimet, projektet e në veçanti u foli për përkujdesjen që kanë për shkollat, pajisjen e shkollave me mjete mësimore, kabinet, salla sportive, biblioteka dhe krijimin e kushteve  e ambienteve sa më të mira  për nxënësit, mësimdhënësit, që mësimnxënia të jetë sa më cilësore. Krasniqi në vazhdim drejtuar nxënësve tha” Ky takim është i veçantë për mua, sepse ju jeni , këshilltarët e së nesërmes, mësimdhënësit, mjekët, inxhinierët, jeni drejtuesit e komunës dhe pse jo të shtetit tuaj”përfundoi Krasniqi. Ndërsa kërkesat e nxënësve për  nënkryetarin Krasniqi ishin: Që të investohet në krijimin e hapësirave të jashtme e të brendshme të shkollave si, këndi i argëtimit të nxënësve, këndi i librave, pajisja  me mjete të teknologjisë informative, tabela digjitale.  Në fund, Krasniqi, uroi për sukseset e arritura  nxënësit, mësimdhënësit dhe u zotua se arsimi është prioriteti i parë për ne si qeveri komunale.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …