leoni

Nënkryetari Krasniqi të helmuarve ditën e djeshme në Malishevë ju dëshironë shërim të shpejtë

Nënkryetari i komunës së Malishevës Vesl Krasniqi në emrin e tij personal, të Kryetarit z. Kastrati, i cili gjendet jashtë vendit, dhe të qeverisë komunale në Malishevë, të helmuarve ditën e djeshme duam të ju dëshirojmë shërim të shpejtë, ndërsa shkaktarët e këtij kaosi, do të kërkojmë që të sillen para organeve të drejtësisë dhe të japin përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi. Nënkryetari Krasniqi  tha se, më vjen shumë keq nga disa oponentë politikë të cilët gjejnë fjalë për të bërë politikë edhe në fatkeqësi të qytetarëve të helmuar, në vend se të ndjejnë keqardhje dhe të ofrojnë të paktën mbështetje morale. Qeveria komunale e Malishevës ka mobilizuar të gjithë organizmat e saja në mbështetje të qytetarëve të helmuar deri në shërimin e tyre. Falënderim për stafin mjekësor të QKMF-së “Shpëtim Robaj”, të cilët po qëndrojnë të mobilizuar 24 orë për t’u dhënë ndihmën mjekësore të helmuarve. Lutemi që të helmuarit të shërohen sa më shpejtë dhe raste të tilla mos të kemi asnjëher tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …