Nënkryetari Krasniqi vizitoi bletarin Skënder Shala në Ngucat

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij në Ngucat, ku ka parë projektet që janë duke u realizuar në këtë fshat e ka vizituar edhe bletarin e 450 koshereve me bletë, Skënder Shala, familja e të cilit merren me bujqësi dhe bletari. Gjatë kësaj vizite, nënkryetari Krasniqi ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit Avdi Morina dhe anëtarin e Kuvendit të Komunës nga ky fshat, Amrush Helshani. “Bletari Skënder Shala, është njëri nga shembujt më të mirë, i cili merret me Bletari, por edhe me bujqësi, ku e tërë familja është e angazhuar, prandaj edhe puna i ka bereqet”, ka thënë nënkryetari Krasniqi. “Ne si komunë, kemi planifikuar që bletaret të i përkrahim dhe këtë vit,  do të subvencionohen me nga 5 euro për  koshere të gjithë bletarët e komunës sonë”, ka deklaruar nënkryetari Krasniqi, i cili ju ka bërë thirrje bujqëve dhe fermerëve të Malishevës, që të merren me bujqësi, pasi bujqësia është baza e zhvillimit ekonomik dhe në i kemi të gjitha parakushtet për zhvillim të bujqësisë dhe do të përkrahën nga komuna, përfshi edhe bletarët.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe natyra

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …