Xhavit Haliti: Mjaft u kam duruar, keni 15 vite që më shani...

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti: Gjendja aktuale dhe cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e jashtëzakonshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka justifikuar cilësinë e dobët të ajrit në Prishtinë.  Sipas tij, asgjë nuk është jashtëzakonshme dhe nuk është situatë për t’u shqetësuar. Ai ka thënë se e njëjtë situatë ka qenë edhe gjatë viteve të 1970 dhe 1980.

“Po diskutohet thua se askush nuk ka jetuar në Prishtinë e nuk e dimë situatën. Historikisht kush ka jetuar dhe kush ka studiuar në Prishtinë e din se kur ka mjegulla dhe kur është ftoftë ka qenë gjithmonë e njëjta situatë nuk është diçka ma keq se sa në vitet e 70 apo 80”, ka thënë Haliti në seancën e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …