Xhavit Haliti mendon se Gjykata Speciale kundër UÇK-së nuk është gjykatë e huaj por gjykatë e Kosovës (!)

Xhavit Haliti: Kërkesa për shfuqizimin e Speciales është e pamundur

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, ka thënë  se  shfuqizimi i Gjykatës Speciale nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar. “Do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese”, ka thënë ai.

“Rreth kërkesës së disa deputetëve për procedimin e Projektligjit për shfuqizimin e Ligjit nr.05/L-053, Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar: Nga pikëpamja procedurale, kemi të bëjmë me një dispozitë kushtetuese. Shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën dhe mënyrën se si ka kërkuar grupi i deputetëve të cilët e kanë nënshkruar kërkesën. Ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese (neni 162 i Kushtetutës), nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar. Është parim i së drejtës ndërkombëtare forma dhe mënyra se si mund të ndryshohet kushtetuta apo dispozitat e veçanta të saj. Do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese. Kjo iniciativë duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe çështja nuk mund të shkojë më tej. Kjo dispozitë kushtetuese i jep të drejtë Kryesisë që ta bllokojë iniciativën e deputetëve apo edhe të Qeverisë në mënyrë fare të thjesht proceduralisht, duke mos e futur fare në shqyrtim”, ka shkruar, Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …