Për të parë nga afër realizimin e punimeve në shtratin e lumit në fshatin Klinë dhe segmentet e rrugëve në fshatrat Tërrnac, Kopiliq dhe Leqinë, nënkryetari i Komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë dal në teren për t’u njoftuar me dinamikën e punimeve që janë duke u kryer.
Banorët e këtyre fshatrave janë shprehur të kënaqur me investimet që po ndodhin në përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë.