Nënkryetari Lushtaku inspekton projektin rrugor në Kopiliq

 

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me inxhinierët e Komunës, kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugëve të reja në fshatin Kopiliq. Ky projekt i rëndësishëm për vetë banorët e fshatit në fjalë, ka filluar ditë më parë, dhe në kuadër të tij po asfaltohen mbi tri kilometra segmente rrugore në lagjen “Havolli” dhe rruga “Pavarësia”. Sipas parashikimeve dhe ecurisë së punimeve, e tërë puna pritet të përfundojë shumë shpejt, me çka banorët nuk do të vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore me standarde të pranuara. Në komunën tonë po zhvillohen gjithandej projekte të reja dhe vazhdimësi e atyre që kanë nisur vitin e kaluar, në kuadër të angazhimeve të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, për përfshirje të të gjitha fshatrave në investimet publike në realizimin e projekteve rrugore, ndërtimin e objekteve të reja shkollore, sallave të sportit, rregullimin e sistemeve të ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza, si dhe mbështetje të vazhdueshme të sektorit të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …