Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka prit në takim një delegacion ushtarakesh nga KFOR-i, i udhëhequr nga koloneli Saudan Dominique, me të cilën ka diskutuar për situatën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin në mes të Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it.
Bashkëpunimi në mes të Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it është në nivel të shkëlqyeshëm, dhe si i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kemi një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët tanë ka thënë nënkryetari Lushtaku.