Nënkryetari Nura dhe ministri Zharku monitoruan punët në zgjerimin e rrugës magjistrale Drenas-Skenderaj-Klinë e Epërme

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kanë monitoruar nga afër punët në realizimin e zgjerimit të rrugës me katër korsi që lidh Skenderajn me Drenasin dhe Komoranin në drejtim të autostradës.

Janë vizituar disa vendpunishte në disa nga segmentet e kësaj rruge duke marrë informata nga dora e parë për disa detaje të realizimit të projektit që me fillimin e sezonës pranverore ka vazhduar të realizohet.

Ministri Zharku u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizimit të projektit, duke falënderuar edhe z. Nura për ndihmën që ka dhënë Komuna e Skenderajt në realizimin e tij.

Edhe z. Nura u shpreh i kënaqur me realizimin e zgjerimit të rrugës magjistrale. Ai kërkoi që të rritet dinamika e punës sidomos në disa segmente të ndjeshme dhe të frekuentuara, siç është rasti i ndërtimit të urës në rrugën Skënderbeu në Skenderaj, e cila ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve brenda qytetit të Skenderajt.

Të dy udhëheqësit e institucioneve u pajtuan se dinamika e punëve në këtë projekt të rëndësishëm ka shkuar mirë në aspektin e realizimit të tij, si dhe në aspektin e trajtimit të pronave private të prekura gjatë realizimit të tij.

Projekti i zgjerimit të rrugës magjistrale është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Skenderajt, pasi mundëson lëvizjen më të shpejtë drejt kryeqytetit të Kosovës dhe autostradës në drejtim të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …