leoni

Nënkryetari Nura ka ndarë mirënjohje për kontribut të veçantë në fushën e kulturës

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt dhe duke çmuar punën e personaliteteve të Skenderajt në fushën e kulturës, ka ndarë mirënjohje për kontribut të veçantë në këtë fushë. Me mirënjohje janë nderuar këngëtari dhe kultivuesi i muzikës burimore Shaban Baksi dhe skenaristi dhe aktori Dibran Fylli. Me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për të dy personalitetet Nënkryetari Nura i ka falënderuar ata për kontributin e madh, të vazhdueshëm dhe të gjatë që kanë dhënë në fushën e kulturës, përkatësisht të muzikës dhe artit skenik. Nura tha po ashtu se kjo është një përkrahje e vogël morale, krahasuar me kontributin që kanë dhënë të dy personalitetet në ngritjen e nivelit të kulturës së Skenderajt dhe Kosovës. Baksi dhe Fylli e kanë falënderuar Komunën e Skenderajt dhe Nënkryetarin Nura për kujdesin e treguar, duke theksuar se ndihen të nderuar që po çmohet puna dhe kontributi i tyre. Shaban Baksi u nderua me motivacionin “Për kontribut të veçantë në fushën e muzikës dhe kultivimin e saj”, ndërsa Dibran Fylli me motivacionin, “Për kontribut të veçantë në fushën e artit skenik gjatë periudhës së luftës së UÇK-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …