Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu kanë pritur në një takim vëllazëror Sekretarin e Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, Bruno Rexhaj dhe Sekretarin e Dytë Shkelzen Logu.
Temë e takimit ishte organizimi i aktiviteteve të përbashkëta të Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës së Shqipërisë në kuadër të shënimit të festës kombëtare të 28 Nëntorit. Nura i informoni mysafirët për aktivitetet kulturore dhe përkujtimore që është duke përgatitur Komuna e Skenderajt. Ai shprehu gatishmërinë dhe kënaqësinë e Komunës së Skenderajt për organizimi të përbashkëta me Ambasadën e Shqipërisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që së bashku të mbajnë aktivitete të përbashkëta kulturore dhe përkujtimore në Skenderaj me rastin e 28 Nëntorit.